Zyrtarja ukrainase i lutet rusëve të respektojnë armëpushimin për të evakuuar qytetarët në rrugë të sigurta

schedule10:19 - 9 Mars, 2022

schedule 10:19 - 9 Mars, 2022

Në ditën e 14 të luftimeve, Ukraina tenton sërish të evakuojë civilët përmes gjashtë korridoreve humanitare, nga qyteti port Mariupol, i  cili ka qenë shënjestër bombardimesh nga ushtria ruse.

Zëvendëskryeministrja Irina Vereschuk tha nëpërmjet një videomesazhi se forcat e armatosura ukrainase kanë rënë dakord të ndalojnë të shtënat me armë nga ira 98 e mëngjesit deri në irën 9 të drakës me orën lokale, duke u bërë thirrje forcave ruse të përmbushin angazhimin e tyre për armëpushime lokale.

Lexo edhe: LIVE/ Dita e 14-të e sulmit, Zelensky: Nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim

Zyrtarët lokalë bëjnë me dije se korridoret e hapura janë:

• Nga Mariupol në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore;
• Nga Enerhodar (juglindje) deri në Zaporizhzhia;
• Nga Sumy (në verilindje) në Poltava (qendrore);
• Nga Izyum (në lindje) në Lozova (lindje);
• Nga Volnovakha (në lindje) në Pokrovsk (lindje);
• Dhe nga disa qytete rreth Kievit duke përfshirë Vorzel, Borodyanka, Bucha, Irpin dhe Hostomel në kryeqytet

“I bëj thirrje Federatës Ruse:Ju keni marrë angazhime zyrtare publike për armëpushim nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21:00. Ne kemi pasur përvoja negative nga angazhimet e armëpushimet e mëparshme që nuk funksionuan,” tha zonja Vereshchuk.

Menjëherë pas kësaj, kryebashkiaku i Sumy-t, Oleksandr Lysenko tha në komentet televiziv se civilët me makina private kishin filluar të largoheshin nga qyteti verilindor i Ukrainës pasi u krijua një “korridor humanitar” për të dytën ditë radhazi.

Ka pasur disa përpjekje të dështuara për të hapur korridore të sigurta për civilët e bllokuar në ditët e fundit, ku si rrjedhojë secila palë fajëson tjetrën për dështimin e tyre.

Rreth 5,000 njerëz megjithatë arritën të largoheshin nga qyteti verilindor i Sumy përmes një korridori humanitar të martën, tha guvernatori rajonal./abcneës.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!