Një zyrtare e policisë në Gjilan është gjetur pa shenja jete sot. Lajmin e ka konfirmuar për T7, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se policia është njoftuar se në varrezat e qytetit të Gjilanit është një person pa shenja jete.
Sipas tij, mjeku e ka konfirmuar vdekjen e zyrtares policore, ndërsa vdekja është cilësuar si e dyshimtë.
“Policia e Kosovës është njoftuar se këtu në varrezat e qytetit në Gjilan është një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet tona policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar që e kanë konfirmuar vdekjen e një personi femër, i kemi këtu njësitet policore, për momentin nga hetuesit është cilësuar si vdekje e dyshimtë, gjersa gjatë hetimeve do ta shohim dhe do ta dijmë saktë kush është personi dhe do të mësojmë edhe detaje tjera rreth këtij rasti të rëndë”, ka thënë ai.
Mundem me konfirmu se është zyrtar policor gjersa nuk di detaje kush është dhe detaje tjera. Jemi në pritje të raportit të hetuesve policore,” ka thënë ai.