Zyrtarja amerikane i dhuron Megi Finos çmimin për strehimin e afganëve: Mirënjohje shqiptarëve

schedule09:33 - 26 Tetor, 2021

schedule 09:33 - 26 Tetor, 2021

Zyrtarja e lartë në zyrën e sekretarit për çështjet globale të grave, Katrina Fotovat i ka dhunuar zv/ministres së Jashtme Megi Fino një çmim për mbështetjen e barazisë gjinore për rolin e qeverisë shqiptare për strehimin e afganëve.

Ambasada e SHBA në Shqipëri bën me dije se Fotovat i ka shprehur mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë.

“Katrina Fotovat, Zyrtare e Lartë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave vizitoi dje Shqipërinë dhe i dorëzoi qeverisë shqiptare Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore për udhëheqjen dhe rolin e saj historik në dhënien e një strehe të sigurt për afganët në nevojë. Zëvendës Ministrja e Jashtme Megi Fino mori çmimin Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore në emër të qeverisë shqiptare.

Zyrtarja e lartë i shprehu mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë. Ajo falënderoi popullin shqiptar për bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit të saj me Zëvendës Ministren e Jashtme Fino, zyrtarja e lartë pati gjithashtu mundësinë për të diskutuar çështje të rëndësishme si fuqizimi i grave, paqja dhe siguria”, tha shkruan ambasada e SHBA. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!