Zyrtarizohet kalimi i Hakan Calhanoglu tek Interi. Fantazisti turk i dha fund aventurës 4-vjeçare me Milanin. Akordi për rinovimin nuk u gjet, kuqezinjtë i afruan 4 milion euro në sezon, por lojtari kërkonte 1 milion më shumë.
? | ANNOUNCEMENT@hakanc10 is a new Inter player! ⚫?
? https://t.co/cgHYNKJxQX#WelcomeHakan #IMInter pic.twitter.com/gPWA0Iftce
— Inter ??? (@Inter_en) June 22, 2021
Kampionët e Italisë, të detyruar edhe nga pasiguria dhe dyshimet e mëdha nëse Christian Eriksen do të jetë sërish në gjendje për t’u kthyer në fushat e blerta, shfrytëzuan situatën dhe i dhuruan trajnerit Eriksen një përforcim me parametra zero.
? | #WELCOMEHAKAN@hakanc10 ??⚫? pic.twitter.com/cNDfAT0nTf
— Inter ??? (@Inter_en) June 22, 2021
“Mesfushori ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Interin“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër. 4.5 milion euro në sezon do të përfitojë Calhanoglu sezonin e parë tek Interi, ndërsa në dy sezonet e tjera rroga do të prekë shifrën e 5 milion eurove. /abcnews.al