Karim Benzema do vazhdojë të qëndrojë te Real Madrid përtej sezonit të ardhshëm. Kontrata e tij skadonte pas një vitit, por palët kanë arritur akordin për zgjatjen e saj.
L’Equipe raporton se gjithçka është arritur mes klubit dhe palës së lojtarit dhe nesër do të lancohet zyrtarisht rinovimi me kapitenin e ri të ekipit të Los Blancos.
Benzema do ishte rinovimi i katërt i kësaj vere, pas Modric, Charvajal dhe Courtois. I radhës pritet të jetë ai i Federico Valverde, i cili gjithashtu ka akord me klubin. /abcnews.al