Roberto Mancini i kërkoi drejtuesve të Federatës një miqësore me një kundërshtar të fortë dhe kështu ka ndodhur. Akordi është arritur dhe Italia do të përballet me Gjermaninë. Miqësorja do të luhet me datë 31 mars dhe ndeshja do të luhet në “Max-Morlock Stadion” të Nurembergut.
Një klasike e futbollit europian dhe atij botëror, teksa Mancini dhe Low do të shohin se në çfarë niveli janë skuadrat e tyre. Shorti i Euro 2020 e vuri Italinë në grupin A, aty ku do të ketë përballë Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin.
Më pak fat kishte Gjermania. “Pancerat” ndodhen në grupin D, i njohur ndryshe edhe si grupi i ferrit, aty ku do të ketë kundërshtarë të fortë si Franca dhe Portugalia, teksa Islanda, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria do të garojnë mes tyre në Nations League për biletën e fundit në këtë grup. /abcnews.al