Ishte një nga përforcimet e Interit në merkaton e verës, por aventura e Valentino Lazaros në Milanon zikaltër zgjati vetëm gjashtë muaj. Austriaku u aktivizua në 11 ndeshje dhe nuk ia doli të shënonte gol.
Newcastle u interesua për shërbimet e tij këto ditë dhe dy klubet arritën akordin. 23-vjeçari është huazuar te “Qymyrxhinjtë” deri në fund të këtij sezoni dhe klubi anglez ka zyrtarizuar gjithçka në rrjetet sociale.
Newcastle i uron mirëseardhjen anësorit të djathtë dhe do të ketë mundësinë për ta blerë përfundimisht kartonin e tij në verë, gjithmonë nëse lojtari bind me paraqitjet e tij. /abcnews.al
✍️ #NUFC have completed the signing of Valentino Lazaro on loan from @Inter until the end of the season.
Welcome, @valentinolazaro!
— Newcastle United FC (@NUFC) January 24, 2020