Zyrtarizimi i Varane, Solskjaer: Operacioni nuk është ende 100% i përfunduar

schedule17:57 - 13 Gusht, 2021

schedule 17:57 - 13 Gusht, 2021

Manchester United ka arritur prej ditësh akordin me Raphaël Varane dhe Real Madrid. Mbrojtësi francez do të vijojë karrierën në “Old Trafford” tek ekipi për të cilin bënte tifo kur ishte i vogël.

28-vjeçari francez i ka kushtuar 50 milion euro klubit anglez, teksa lojtari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Manchester United. Zyrtarizimi po vonohet, por një gjë e tillë nuk është problem për Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq”, u ndal te goditja e merkatos në konferencën për shtypin. “Operacioni nuk është ende 100% i përfunduar. Raphaël nuk është stërvitur me ne, pasi duhet të rregullohen edhe disa detaje të fundit burokratike.

Izolimi ka vonuar mbërritjen e tij, ky është shkaku pse nuk do të luajë nesër kundër Leeds. Lojtari ndodhet në Manchester, ka kaluar vizitat mjekësore, kështu që marrëveshja mund të quhet e mbyllur.

Gjithsesi, ka ende edhe disa gjëra që duhet të zgjidhen“, theksoi Solskjaer përpara duelit me ekipin e Marcelo Bielsas. United luan nesër (e shtunë, 13:30) në “Old Trafford” ndeshjen e parë të sezonit 2021/2022 të Premier League. /abcnews.al