Zyrtarizimi i Mbappe te Real Madrid, reagon Cristiano Ronaldo: Jam i emocionuar

schedule11:42 - 4 Qershor, 2024

schedule 11:42 - 4 Qershor, 2024

Pas njoftimit zyrtar për transferimin e Kylian Mbappe tek Real Madrid, shumë mesazhe u dërguan në drejtim të 25-vjeçarit, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin nga bashkëlojtarët e tij të rinj.

Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni dhe Vinicius Junior ishin të parët që reaguan pas lajmit se Mbappe do t’i bashkohet atyre tek Real Madrid më vonë gjatë kësaj vere, por me shumë mundësi mesazhi më i madh erdhi nga Cristiano Ronaldo, idhulli i Mbappes.

Ronaldo komentoi në njoftimin e Mbappes në Instagram, aty ku shprehu kënaqësinë e tij për këtë lëvizje.

Është e sigurt për t’u thënë se në bazë të këtij komenti, Ronaldo pret që sulmuesi francez të arrijë gjëra të mëdha në vitet në vazhdim me fanellën e ‘Los Blancos’.

“Jam i emocionuar t’iu shoh duke e ndezur Bernabeun”, ishte komenti i Ronaldos në postimin e Mbappes në rrjetin social Instagram.

Kuptohet që lajmi për kalimin e Mbappes tek Real Madrid bëri që të ‘shpërthejnë’ rrjetet sociale, madje aq bujë të madhe pati ky transferim sa që uebsajti zyrtar i klubit spanjoll për disa minuta ishte jashtë funksionit.

Gjithçka që ka mbetur tani është të caktohet një datë se kur do të prezantohet Mbappe para tifozëve të Real Madridit, gjë që me shumë mundësi do të ndodhë pas përfundimit të Euro 2024./ h.ll/abcnews.al