Zyrtarisht i Al Qadsia, Lorenc Trashi firmos kontratën e jetës

schedule09:15 - 27 Gusht, 2020

schedule 09:15 - 27 Gusht, 2020

Lorenc Trashi është gati për aventurën e re. Disa ditë më parë ai zbarkoi në Kuvajt, ndërkohë që së fundmi ai ka nënshkruar edhe marrëveshjen me klubin e Al Qadia. Këta të fundit paguan te Partizani 250 mijë dollarë për kartonin e mbrojtësit.

Për anësorin e krahut të majtë kjo është kontrata e jetës në aspektin financiar. Kontratë 5-vjeçare, 1 milion dollarë në llogarinë e tij dhe një mundësi për të luajtur në ndonjë kampionat më të fortë në Lindjen e Mesme në të ardhmen.

Pasi ka nënshkruar, Trashi i ka falënderuar të gjithë për këtë lëvizje, normalisht edhe menaxherin Franci Bode që i mundësoi këtë transferim. Tashmë mbrojtësi duhet të përgatitet për sezonin e ri, që nis në mes të muajit shtator. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!