Zyrtari ushtarak ukrainas: Rusia ka sulmuar me bomba thërrmuese

schedule20:57 - 30 Korrik, 2023

schedule 20:57 - 30 Korrik, 2023

Rusia ka sulmuar me municione thërrmuese një qytet lindor ukrainas, ka thënë një zyrtar ushtarak.

Kostantynivka, në rajonin e Donetskut, u sulmua sot pasdite dhe të paktën dy persona u plagosën, tha kreu i administratës ushtarake të qytetit, Olesksiy Roslov, shkruan Sky News.

“Sot pasdite, rusët nisën një sulm me raketa dhe municione thërrmuese në Kostyantynivka”, tha ai.

Gjithsej tetë shtëpi janë dëmtuar dhe po vazhdon puna për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, shtoi zyrtari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!