Zyrtari ukrainas: Vuçiç na kërcënoi për të mos e njohur Kosovën, kjo është e papranueshme

schedule07:59 - 17 Gusht, 2023

schedule 07:59 - 17 Gusht, 2023

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Ukrainës, Oleksandr Merezhko thotë se është i tronditur nga kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në lidhje me çështjen e Kosovës. Ai tha se nuk i takon presidentit serb që t’i tregojë Ukrainën se çfarë duhet të bëjë me Kosovën, shkruan gazeta N1.

“Jam tronditur nga mënyra krejtësisht e papranueshme, jodiplomatike në të cilën presidenti i Serbisë i ka paraqitur kërcënimet e tij sepse ajo që kemi janë kërcënime, madje edhe shantazhe absolutisht të papranueshme. Kështu e perceptoj unë deklaratën e tij për ne.

Shtetet e tjera tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke përfshirë edhe aleatët tanë më të afërt. Jam i sigurt se është e drejta jonë sovrane të vendosim nëse do ta njohim apo jo. Dhe nuk i takon zotit Vuçiç të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë apo të na kërcënojë.

Kjo është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme. Për sa i përket njohjes, sipas Kushtetutës sonë, kjo është prerogativë e Presidentit tonë, sepse Presidenti është përgjegjës për udhëheqjen e politikës së jashtme, duke përfshirë çështjet e njohjes.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!