Shumica e qytetit lindor të Severodonetsk tani është në kontrollin e forcave ruse, sipas një njoftimi të mërkurën Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, sipas CNN.
Më herët gjatë ditës, forcat ukrainase raportuan se po zhvilloheshin beteja të ashpra në disa lokacione në të gjithë qytetin lindor në rajonin Luhansk të Ukrainës.
“Rusët po shkatërrojnë gjithçka,” tha Hayday në një njoftim televiziv, “ata po qëllojnë ndërtesat e banimit.”
Në një intervistë me gazetën RBC-Ukraine të mërkurën, Hayday tha se në fillim të kësaj jave, forcat speciale ukrainase kishin arritur të merrnin nën kontroll pothuajse gjysmën e qytetit. Hayday shpjegoi se forcat ukrainase nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të tërhiqeshin nga zona qendrore e qytetit për shkak të bombardimeve intensive ruse.
Zyrtari tha se pavarësisht tërheqjes, Ukraina ka ruajtur kontrollin e zonës industriale të Serverodonetsk, një zonë kyçe në periferi të qytetit.
/abcnews.al