Ish kryetari i Kuvendit të Komunës së Zveçanit, Srdjan Milosavljeviç tha se qytetarët do të mblidhen të mërkurën edhe më masivisht nëpërt komunat në veri të Kosovës për të shprehur në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre nëse të arrestuarit nuk lirohen nga paraburgimi.
Ai shtoi se protesta do të vazhdojë nëse njësitë speciale nuk tërhiqen nga komunat me shumicë serbe dhe kryetarët e rinj nuk largohet nga ndërtesat komunale. Ai theksoi se qytetarët serbë nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.
“Sot është një protestë paqësore e qytetarëve tanë dhe kështu ka qenë edhe dje. Fatkeqësisht dikujt nuk i ka pëlqyer që protesta ka qenë paqësore deri në fund. Qytetarët e komunave me shumicë serbe nuk duan tensione, duan paqe. Dikujt tjetër i përshtatet të krijojë kaos dhe të sjellë trazira në hapësirat tona”, tha Milosavljeviç./abcnews.al