Një sulm terrorist që synonte udhëheqjen e Ukrainës është penguar nga agjencitë e zbatimit të ligjit, thotë një ministër i qeverisë në Kiev.
“Falë informacionit që marrim nga burimet tona operacionale, ne kemi arritur të parandalojmë një akt terrorist kundër udhëheqjes së vendit tonë”, është shprehur zëvendësministri i parë i Brendshëm i Ukrainës, Yevhen Yenin.
Duke folur në një intervistë televizive sot, siç citohet nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine, Yenin thotë se nuk mund të zbulojë asnjë detaj.
Ai ka thënë se më shumë detaje për këtë ngjarje do të bëhen të ditura pas mbarimit të luftë.
“Do të jetë e mundur të tregohet për këtë në mënyrë domethënëse më në detaje pas fitores në luftën me Rusinë”, u shpreh zyrtari. /abcnews.al