Zyrtari izraelit: Erdogan po qëndron në anën e gabuar të historisë

schedule21:14 - 27 Tetor, 2023

schedule 21:14 - 27 Tetor, 2023

Zyrtari izraelit, Lior Hayat ka kritikuar presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, duke theksuar se ai po qëndron në anën e gabuar të historisë.

“Nëse nuk jeni me Izraelin, atëherë jeni duke mbështetur një organizatë terroriste”, është shprehur zyrtari izraelit.

Gjithashtu Lior Hayat ka theksuar se Hamasi e ka kthyer Rripin e Gazës në një bazë terroriste dhe se ka për qëllim që të vrasë sa më shumë izraelitë.

“Ajo që bëri presidenti i Turqisë është e gabuar, pasi mbështet një organizatë terroriste që vrau mbi 1400 izraelitë dhe rrëmbeu mbi 2020”, ka theksuar ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!