Zyrtari i Metës: Shqipëria të mos integrohet!/ Dikur akuzonin opozitën e majtë se çonte e-maile kundër integrimit

schedule19:17 - 27 Gusht, 2024

schedule 19:17 - 27 Gusht, 2024

Në çdo kohë, edhe në kushtet më të pafavorshme, sherret e brendshme politike nuk e ndajnë mazhorancën e opozitën, kur flitet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Në çdo mandat qeverisës, shpallet prioritet integrimi. Por mesa duket jo të gjithë bien dakord, që vendi i Shqipërisë është mes atyre të Bashkimit Europian dhe vetë vendet e Unionit, të japin vendimin final përfundimtar. Në të shkuarën nuk kane munguar akuzat, se zyrtare të opozitës se majte, kur ishin në opozite, kishin dërguar emaile kundër procesit të integrimit.

Por zyrtarët aktuale politike, kanë arritur në një nivel tjetër. Ata nuk ndruhen te flasin hapur kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

Të hënën, në një intervistë në një televizion opozitar, Agim Nesho, ish-zëvendës kryetari i PL, sot anëtar i Kryesisë së Metës, si Sekretar i tij për Politikën e Jashtme, nuk pati qime ne gjuhe, kur bëri thirrje që vendi i tij, të cilin dikur e ka përfaqësuar si ambasador, të mos integrohet në BE.

“A jemi neve brenda procesit që të meritojmë atë që është e nevojshme për të qenë një vend anëtar i BE. Unë mendoj që ne nuk jemi për arsye që politika e brendshme e Shqipërisë është skandaloze”

Kjo shënon një normë të re të opozitarizmit. Tashmë edhe proceset që i përfshijnë të gjithë, siç është ai i integrimit, mund të përdoret thjesht për qëllime politike. Dhe e nis pikërisht partia, që integrimin dikur e kishte pjesë të emrit të saj politik. Po si duket partisë se Metës nuk i ka ndryshuar vetëm emri, por edhe orientimi i saj ideologjik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!