Zyrtari i LSI-së me fletë votimi në makinë, Meta: Ta varin në mes të Pukës

schedule22:40 - 15 Prill, 2021

schedule 22:40 - 15 Prill, 2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur lidhur me rastin e Pukës, ku policia kapi një zyrtar të LSI duke shpërndarë fleta votimi, teksa në makinë kishte mbi 5 milionë lekë të vjetra.

Meta tha në “Opinion” se zyrtari i LSI të varet në mes të Pukës, duke shtuar se këtë rrugë do të ndjek dhe ai nëse cenohet procesi zgjedhor i 25 prillit.

Meta: Populli me votë do sjellë drejtësi në këtë vend.

Fevziu: Keni frikë se do preket vota në 25 prill?

Meta: Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm.

Fevziu: Të gjitha partitë apo vetëm PS se thonë se edhe LSI është e përfshirë në këto blerje votash?

Meta: Po patjetër ato vajzat e LSI…

Karapanxho: Rasti i Pukës…

Meta: Kush është se s’e di.

Karapanxho: Një zyrtar i lartë i LSI në Pukë u kap me fleta votimi dhe lekë në makinë.

Meta: Ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra.

Fevziu: Kemi aderuar në KE ndalohet dënimi me vdekje.

Meta: Leji këto budalliqet si ata që thanë ushtria kapi kullën e kontrollit lejini këto muhabete ai ka pushetin ka policinë t’i kapi ata që bëjnë grusht shteti.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e së enjtes edhe lidhur me rastin e Pukës, ku policia kapi një zyrtar të LSI duke shpërndarë fleta votimi. Në makinë ai kishte edhe mbi 5 milionë lekë të vjetra.

Meta tha në “Opinion” se zyrtari i LSI duhet të varet në mes të Pukës, duke shtuar se këtë rrugë do të ndjekë dhe ai nëse cënohet procesi zgjedhor i 25 prillit.

Meta: Populli me votë do sjellë drejtësi në këtë vend.

Fevziu: Keni frikë se do preket vota në 25 prill?

Meta: Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm.

Fevziu: Të gjitha partitë apo vetëm PS se thonë se edhe LSI është e përfshirë në këto blerje votash?

Meta: Po patjetër ato vajzat e LSI…

Karapanxho: Rasti i Pukës…

Meta: Kush është se s’e di.

Karapanxho: Një zyrtar i lartë i LSI në Pukë u kap me fleta votimi dhe lekë në makinë.

Meta: Ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra.

Fevziu: Kemi aderuar në KE ndalohet dënimi me vdekje.

Meta: Leji këto budalliqet si ata që thanë ushtria kapi kullën e kontrollit lejini këto muhabete ai ka pushetin ka policinë t’i kapi ata që bëjnë grusht shteti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!