Zyrtari i lartë evropian: Turqia është izoluar ndërkombëtarisht, duhet të ulë tonin

schedule12:30 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 12:30 - 6 Dhjetor, 2023

Turqia është izoluar ndërkombëtarisht dhe duhet ta ulë tonin, nëse dëshiron të fitojë koncesione të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, tha një zyrtar i lartë evropian të mërkurën.

Nacho Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë në Parlamentin Evropian, tha se gjuha e vrazhdë e Ankarasë për politikat e jashtme është njëri prej pengesave kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Brukselin, shkruan REL.

Turqia synon ta thjeshtëzojë qasjen në vizat evropiane për qytetarët e vet dhe ta përditësojë një marrëveshje doganore me BE-në të vitit 1995, i cila do të mundë t’i ndihmonte në rritjen e eksportit.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, rekomandoi javën e kaluar që Turqisë t’iu plotësohen këto dy kërkesa në këmbim të disa koncesioneve. Ankarasë i kërkohet të bëjë më shumë për cështjen e ishullit të ndarë të Qipros dhe ta luftojë shmangien e sanksioneve kundër Rusisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!