Zyrtari i DASH takohet me Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

schedule19:35 - 25 Tetor, 2017

schedule 19:35 - 25 Tetor, 2017

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje europiane dhe euro-aziatike Hot Brajan Ji është takuar në Kosovë me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Në këto takime diplomati amerikan tha se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje europiane dhe euro-aziatike Hot Brajan Ji është takuar në Kosovë me disa drejtues të këtij vendi. Fillimisht ai u prit nga presidenti Hashim Thaçi. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura por nga presidenca e Kosovës mësohet se mes tyre është biseduar për marrëdhëniet bilaterale, rolin e SHBA-së në rajon, perspektivën euroatlantike të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Duke folur për prioritetet e Kosovës, Thaçi ka thënë se përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe transformimi i FSK-së mbesin prioritete konkrete, pa lënë anash prioritetet e përhershme që janë ekonomia dhe forcimi i sundimit të ligjit. Nga ana tjetër zyrtari I Departamentit Amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen në të gjitha fushat për Kosovën.
Hojt Brajan Ji zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Shefi I qeverisë së Pristhinës beri te ditur pas takimit me dyer të mbyllura se kishte folur me diplomatin amerikan për të ardhmen euro-antlantike të Kosovës dhe domosdoshmërinë e fuqizimit të sundimit të ligjit.
Gjithashtu Hojt Brajan Ji u prit në një takim edhe nga kryetari i parlamentit Kadri Veseli. Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të kryeparlamentarit, diplomati amerikan në bisedë theksoi nevojën e përshpejtimit të agjendës evropiane për Kosovëm dhe vlerësoi përkushtimin e këtij vendi në përmbushjen e detyrave që ka. Në të gjitha takimet, Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje europiane dhe euro-aziatike ishte I shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delaui.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!