Zyrtari i Bankës Qendrore Amerikane: Kriza e stërlinës mund të dëmtojë SHBA-në dhe Evropën

schedule21:35 - 26 Shtator, 2022

schedule 21:35 - 26 Shtator, 2022

Kriza e stërlinës në Britani po bëhet tashmë një problem global.

Raphael Bostic, presidenti i Rezervës Federale të Atlantës, ka paralajmëruar se shitja e paundit pas mini-buxhetit reflekton pasigurinë në rritje për drejtimin e ekonomisë së vendit. Kjo situatë, sipas Bostic mund të sjellë një stres më të madh ekonomik në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Reagimi ndaj planit të propozuar është një shqetësim i vërtetë dhe një frikë se veprimet e reja do të shtojnë pasiguri në ekonomi,” tha Bostic në një intervistë në internet me Washington Post.

Ai shtoi: “Pyetja kryesore do të jetë se çfarë do të thotë kjo për dobësimin përfundimisht të ekonomisë evropiane, e cila është një konsideratë e rëndësishme për mënyrën se si do të performojë ekonomia e SHBA-ve.”

Bostic theksoi se deri më tani bëhet fjalë vetëm propozime dhe se ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al/