Zyrtari demokrat i çon një mesazh Bashës: Tre gjërat për të ndryshuar PD-në, fillo nga vetja

schedule17:37 - 8 Maj, 2021

schedule 17:37 - 8 Maj, 2021

Eno Bozdo, koordinatori kombëtar për energjinë në Partinë Demokratike, që ishte një nga ekspertët e selisë blu për hartimin e programit për zgjedhjet parlamentare në këtë sektor pas humbjes në 25 Prill shprehet se duhet të bëhet evidentimi i gabimeve dhe përgjegjësisë së gjithsecilit për disfatën, nga i pari deri tek i fundit, pa asnjë përjashtim. Për të ndryshuar PD, sipas Bozdos duhet gjakftohtësi, ndershmëri dhe guxim.

Për të ndryshuar duhet të shohim thellë brenda vetes dhe me sinqeritet të pohojmë sesi mund të përmirësohemi. Për të ndryshuar PD, për ta përmirësuar atë, nevojitet jo vetëm gjakftohtësi, por edhe ndershmëri dhe guxim. Guxim për të vërtetën. Evidentim i gabimeve dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, nga i pari deri tek i fundit, pa asnjë përjashtim. Nuk duhet të ketë hatër dhe as hatërmbetje.

Ky proces është thelbësor për ringritjen tonë sot si dhe fitoren tonë nesër. Nëse do t’i shmangemi sot kësaj përgjegjësie, nuk do mund të rritemi dhe as të forcohemi për të  nesërmen! Është në interesin jetik të PD dhe të çdo demokrati një proces i tillë.

Dhe të mos harrojmë asnjëherë: PD mbi të gjitha sepse shtëpia jonë e madhe meriton më të mirën nga ne” shprehet ai. Një segment brenda PD-së me Bujar Nishanin në krye, që është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar, kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, por një pjesë e degëve dhe zyrtarëve i kanë dalë në mbrojtje kryedemokratit pas humbjes. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!