Zyrtari amerikan: Ushtria ruse ka përfunduar tërheqjen nga Kievi

schedule18:19 - 6 Prill, 2022

schedule 18:19 - 6 Prill, 2022

Forcat e Kremlinit kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi dhe besohet se janë duke rifurnizuar trupat për një rishpërndarje të pritshme në vend, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan.

“Ne po vlerësojmë se të gjithë rusët janë larguar”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, shkruan Skynews.

Vlerësimi i SHBA-së, i cili u bë në 24 orët e fundit, vjen pasi këshilli i qytetit të Kievit tha sot se katër fëmijë ishin në mesin e 89 të vrarëve në kryeqytetin ukrainas që kur Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.

398 persona të tjerë janë plagosur dhe 167 ndërtesa banimi janë dëmtuar nga sulmet ruse.

Këshilli i qytetit tha se kryeqyteti ishte tani “më i sigurt”, por ekzistonte ende një kërcënim për sulme ajrore nga armët me rreze më të gjatë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!