Zyrtari amerikan: Shanset që Putin të përdorë armë bërthamore janë 1%

schedule15:10 - 20 Prill, 2022

schedule 15:10 - 20 Prill, 2022

Shtetet e Bashkuara po monitorojnë vazhdimisht situatën në Ukrainë dhe çdo lëvizje që mund të shkaktojë shqetësim, shkruan CNN.

Zyrtarët theksuan se nëse do të ketë ndonjë zhvillim të papritur ndërmjet takimeve të planifikuara, Austin dhe Kryetari i Shefave të Përbashkët Gjeneral Mark Milley do të informohen më përpara se të përditësojnë Shtëpinë e Bardhë.

Monitorimi i çdo aktiviteti të mundshëm bërthamor ka qenë gjithmonë një prioritet kryesor për Pentagonin. Ai përfshin të dhëna nga komuniteti i inteligjencës,  i cili monitoron nga afër deklaratat e Putinit dhe liderëve të tjerë të lartë rusë.

Në fillim të kësaj jave, Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, tha se Rusia po mendonte të përdorte vetëm armët konvencionale në këtë fazë.

SHBA bëri me dije se nuk ka vënë re asnjë indikacion që Rusia ka bërë ndonjë lëvizje për të përdorur armët bërthamore por pavarësisht kësaj zyrtarët janë shprehur të shqetësuar.

Prandaj shanset që Vladimir Putin të përdorë armë bërthamore janë jashtëzakonisht të ulëta – 1%.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!