Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delweie ka thënë se “Serbia përbën kërcënim real për paqen në Ballkan dhe jo Kosova”.
Nëpërmjet një postimi në Twiterr, ai shkruan se NATO duhet ta bëjë punën saj, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes.
Warmongering in the Balkans from Vucic. Make no mistake, Serbia is the real threat to peace here, not Kosovo. #KFOR, the #NATO peacekeeping force, will do its job. This is a well-written story that does not “both sides” the situation. https://t.co/Hlmt8RvPun
— Amb Greg Delawie (@GregDelawie) August 22, 2022
“Luftënxitës në Ballkan nga Vuçiç. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, ka shkruar ai.
Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një adresimi ka thënë se “nëse NATO s’i mbron serbët atëherë këtë do ta bëjë Serbia”.
Kjo deklaratë ka ngjallur shqetësime dhe reagime në arenën ndërkombëtare. /abcnews.al/