Zyrtari amerikan: Rusia po përdor kishën për sulme në Kiev

schedule15:39 - 1 Prill, 2022

schedule 15:39 - 1 Prill, 2022

Forcat ruse po përdorin një kishë pranë Kievit për të nisur një sulm në kryeqytetin ukrainas, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, shkruan skynews.

Kisha ndodhet 22 milje në veriperëndim të Kievit.

“Personeli ushtarak është pozicionuar pranë  kishës gjithashtu edhe në zonat e banimit përreth,” tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Pretendimet vijnë pasi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko tha se në veri dhe lindje të Kievit po zhvilloheshin luftime të ashpra. Klitschko tha se rreziku i vdekjes në Kiev tani ishte “shumë i lartë” dhe u bëri thirrje civilëve që të mos rikthehen në kryeqytet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!