Zyrtari amerikan: Kina ka përdorur Kubën si bazë spiunazhi për vite me radhë

schedule08:54 - 11 Qershor, 2023

schedule 08:54 - 11 Qershor, 2023

Kina ka përdorur Kubën si bazë spiunazhi prej vitesh, tha të shtunën një zyrtar i administratës së Biden.

Kina arriti një marrëveshje të fshehtë me Kubën për të krijuar një objekt përgjimi elektronik në ishull afërsisht 100 milje (160 km) nga Florida, raportoi të enjten Wall Street Journal, por qeveritë e SHBA-së dhe Kubane hodhën poshtë dyshimet.

Vëmendja rreth spiunimit të dyshuar kinez nga Kuba vjen ndërsa Uashingtoni dhe Pekini po ndërmarrin hapa për të zbutur tensionet që u rritën pasi një balonë e dyshuar kineze spiune kaloi në hapësirën e SHBA-në përpara se ushtria amerikane ta rrëzonte atë në bregun lindor në shkurt.

Incidenti bëri që sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken të anulonte një udhëtim të planifikuar për në Pekin, që tani pritet të mbahet më 18 qershor.

/abcnews.al