Zyrtarët ukrainas: Luftime të ashpra në Donesk dhe Luhansk

schedule09:56 - 22 Prill, 2022

schedule 09:56 - 22 Prill, 2022

Në ditën e 58 të luftës Rusi-Ukrainë, zyrtarët ukrainas pretendojnë se në rajonet e Doneskut dhe Luhanskut po zhvillohen luftime të ashpra.

Përfaqësuesja e zyrës së presidentit ukrainas, Olena Symonenko tha mbrëmjen e djeshme se në 24 orët e fundit rusët kishin pushtuar 42 fshatra në rajonin e Doneskut.

Ndërkohë kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut tha se forcat ruse po përparojnë në tre drejtime drejt qyteteve Rubizhne, Popasna dhe Novotoshkivske.

“Armiku po përpiqet të avancojë në zonën e Rubizhnes”, tha ai.

“Betejat mbrojtëse me armikun vazhdojnë në drejtim të vendbanimeve Novotoshkivske dhe Popasna.

80% e territorit të Luhansk është nën kontrollin rus. Forcat ruse kanë bërë një përpjekje të madhe në javët e fundit për të drejtuar pushtimin e tyre drejt marrjes së zonave në Ukrainën lindore dhe jugore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!