Sipas mediave serbe përfaqësues serbë në veri të Mitrovicës gjatë mbledhjes së sotme kanë prezantuar dhe atë që mendohet se do të jetë logo e asocacionit të komunave serbe, të cilin ata premtuan se do ta krijojnë deri në 20 prill qoftë dhe në mënyrë të njëanshme.
Në takimin e përfaqësuesve të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që u mbajt në very të Mitrovicës mesditën e së mërkurës, është shfaqur dhe një stemë e cila sipas mediave serbe do të jetë logo e asocacionit të komunave serbe.
Tema kryesore në diskutimet e këtij takimi ka qenë situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë, si dhe raportimi i Goran Rakicit kryetarit të listës serbe, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.
Në takim gjithashtu është folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas mediave serbe, të pranishmit janë zotuar ta themelojnë deri në 20 prill qoftë dhe në mënyrë të njëanshme.
Në fillim të takimit u fol për aksionin e policisë në veri, të hënën, një aksion që u cilësua si vandal ndaj serbëve të paarmatosur. Përfaqësuesit e dhjetë komunave serbe kanë kërcënuar se nëse Prishtina zyrtare deri më 20 prill nuk do të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ata vetë do ta bëjnë një gjë të tillë, duke u mbështetur në marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë./abcnews.al