Gjatë ditës së djeshme delegacioni rus dhe ai ukrainas janë përplasur teksa morën pjesë në Asamblenë Parlamentare të 30-të të organizatës ndërkombëtare rajonale Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi (PABSEC).
Mediat e huaja shkruajnë se e gjitha ndodhi kur nisi një protestë e delegacionit ukrainas gjatë fjalimit të zëvendëskryetares së delegacionit rus, Olga Timofeeva. Gjatë fjalimit të Timofeevas në samitin e mbajtur dje, delegacioni ukrainas kaloi pas Timofeevas, shpalosi flamurin e organizatës ultra-nacionaliste Sektori i Djathtë (Praviy Sektor) dhe brohoriti slogane kundër Rusisë.
A scuffle broke out between Ukrainian and Russian delegates at a meeting of the Parliamentary Assembly of the Black Sea Economic Cooperation (PABSEC) in Türkiye’s capital Ankara
Tensions boiled over after Ukrainians interrupted a Russian official’s speech? pic.twitter.com/AzZiQi2B6L
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) May 4, 2023
Përleshja nisi teksa delegacioni rus tentoi të parandalojë këtë veprim të ukrainasve.
Por, kjo i la vend edhe një përleshjeje tjetër me pjesëmarrjen e deputetit ukrainas Oleksandr Marikovskyi për flamurin ukrainas, të cilin ai donte ta merrte përsëri./abcnews.al

