Zyrtarët e Shëndetit ngrënë alarmin: Masat anti-Covid po lehtësohen para kohe

schedule12:43 - 1 Qershor, 2020

schedule 12:43 - 1 Qershor, 2020

Zyrtarë të shëndetit nga e gjithë bota kanë paralajmëruar se disa shtete po i lehtësojnë masat shtrënguese shumë më herët se ç’duhet. Kjo, sipas tyre, rrit rrezikun që të kemi valë të tjera infektimesh.

Ndërsa masat kufizuese në Britaninë e Madhe lehtësohen të hënën, Shoqata e Drejtorëve të Shëndetit Publik deklaroi se janë të shqetësuar se qeveria po e gjykon situatën gabim dhe po i heq kufizimet shumë shpejt.

Profesoresha Sally Bloomfield është shprehur se heqja e kaq shumë kufizimeve përnjëherë nuk duhet si “hapje graduale”. Ajo shton se nëse situata përkeqësohet, një karantinë e plotë mund të vendoset sërish.

“Druhem se dëshira jonë për t’u socializuar ma ka bërë që të harrojmë sesa kritike është situata”, shton ajo.

Edhe vende të tjera janë duke u rihapur, përfshirë këtu edhe Rusinë që për momentin mbetet ende një vatër e nxehtë infeksioni.

Duke njoftuar lehtësimet e reja, kryetari i i Moskës Sergey Sobyanin deklaroi se ” druhet se rrugët e qytetit do të mbushën si në ditë festash dhe për këtë arsye mund të nisin testimet në masë.

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte miratoi gjithashtu një rekomandim për të lehtësuar masat  kufizuese në kryeqytetin e vendit, sipas CNN Philippines. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!