Zyrtarët e NATO-s: Rusia nuk do t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë

schedule17:02 - 16 Mars, 2022

schedule 17:02 - 16 Mars, 2022

Zyrtarë të lartë të NATO-s kanë deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij ushtarake në Ukrainë deri më tani. Sipas tyre, “ndoshta këto qëllime nuk do të arrihen deri në fund”. Por ata shtuan se forcat ruse kanë ende kapacitet për të bërë shumë dëme, shkruan BBC.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se ndërsa forcat ruse kishin arritur përfitime në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ata ende nuk kishin arritur të rrethonin Kievin, ndërkohë që Rusia priste ta bënte brenda disa ditësh. Një sulm i pritshëm amfib rus në jug pranë Odessa-s gjithashtu, deri më tani, nuk është realizuar, ndonëse pritej.

Zyrtarët e NATO-s besojnë se plani origjinal ushtarak i Rusisë përfshinte marrjen e të gjithë bregut të Detit të Zi të Ukrainës, deri në Moldavi. Ata vlerësuan se forca pushtuese e Rusisë po vuante nga mungesa e karburantit dhe ushqimit, si dhe ka shumë humbje. Zyrtarët theksojnë se presidenti Putin po kërkon tashmë përforcime.

Sipas tyre se aleatët dhe vendet anëtare po vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë. Ata nënvizojnë se përfshinte armatim të vjetër sovjetik, të cilin forcat ukrainase janë trajnuar për t’i përdorur, si dhe raketa antitank dhe anti-ajrore të furnizuara nga perëndimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!