Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve. Delia: Është gjyqtari ai që merr një vendim

schedule20:22 - 28 Prill, 2026

schedule 20:22 - 28 Prill, 2026

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, duke i mundësuar ndjekjen e tyre nga salla. Vendimi ka rikthyer në vëmendje debatin mbi përdorimin e këtij mjeti sigurie në proceset gjyqësore dhe ndikimin e tij në parimin e barazisë së palëve.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ish-prokurori Ervin Karanxha e cilësoi kafazin e qelqtë si një praktikë që cenon barazinë në gjykim, duke theksuar se ai duhet të përdoret vetëm në raste të veçanta për persona me rrezikshmëri të lartë ose probleme të shëndetit mendor. Sipas tij, vendosja e të pandehurve në kushte të tilla pengon komunikimin normal mes tyre dhe avokatëve mbrojtës.

Nga ana tjetër, gazetarja Etleva Delia nënvizoi se vendimmarrja i takon gjyqtarit të çështjes, i cili vlerëson nivelin e rrezikshmërisë. Ajo shtoi se praktika të tilla përdoren kryesisht për anëtarë të grupeve kriminale dhe se duhet të merren në konsideratë edhe standardet e Gjykatës së Strasburgut, duke lënë në diskrecion të gjykatës zbatimin e tyre në çdo rast konkret.



Ervin Karanxha: Kafazi i qelqit është mos barazi mes palëve. Mund të mbahen në kafaz njerëzit shumë të rrezikshëm, ose njerëzit që kanë probleme të shëndetit mendor, kemi parë edhe njerëz të lidhur. Është shkelje e barazisë së palëve. Ose të mbahet edhe prokurori në kafaz. Kafazi i qelqtë ekziston për arsye sigurie, por krijon dhe mos komunikim mes palëve dhe avokatëve. Kjo pengon komunikimin normal të mbrojtësit me klientin e tij.

Etleva Delia: Është gjyqtari ai që merr një vendim, nëse e shikon që është e rrezikshme. Për Beqajn dhe Metën kanë thënë që nuk kanë kapacitetin e mjaftueshëm. Përdoren më shumë për grupet kriminale. Por t’i referohen edhe praktikave të Strasburgut, janë të ndara, por tashmë kjo i përket gjyqtarit të çështjes që i takon.  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!