Zyrtarët e BE-së të shqetësuar: Sunak rrezikon luftë tregtare me Evropën

schedule08:37 - 5 Shkurt, 2023

schedule 08:37 - 5 Shkurt, 2023

MBRETËRIA E BASHKUAR- Me ardhjen e Rishi Sunak si kryeministër i Britanisë së Madhe priten të ndryshojnë shumë gjera jo vetëm brenda vendit, por edhe sa i takon raporteve me vendet e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e BE-së kanë shprehur shqetësimin se plani i kryeministrit britanik Rishi Sunak për të shfuqizuar mijëra ligje të BE-së deri në fund të vitit rrezikon të shkaktojë një luftë tregtare në shkallë të gjerë midis Londrës dhe Brukselit, raporton Tgcom.

Letrat e nënshkruara nga zyrtarët evropianë vendosin në pah shqetësimin se Britania mund të ulë standardet në fusha të tilla si mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e punëtorëve, duke shkelur kështu dispozitat e kushteve të lojës së barabartë, që është në qendër të marrëveshjes pas Brexit/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!