Zyrtarët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për ndalimin e mediave ruse “Rasijskaja Gazeta”, “Izvestija” dhe RIA Novosti brenda bllokut, si dhe portalin çek “Zëri i Evropës”, tregoi një burim diplomatik në Bruksel.
Tani këto masa duhet të miratohen nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve të BE-së.
Më parë, Christoph de Vries, një ekspert i çështjeve të brendshme nga partia CDU e Gjermanisë, u ankua se njerëzit në Gjermani ende shikojnë RT, pavarësisht se media është e ndaluar brenda BE-së.
Gjithashtu, media ukrainase në gjuhën angleze “Mi smo Ukraina” u ankua se kjo shtëpi mediatike “është gjerësisht e disponueshme përmes internetit, transmetimeve kabllore dhe satelitore”, dhe se RT gjatë viteve “ka zhvilluar një rrjet punonjësish dhe tregimesh që ndihmojnë që imazhi i Rusisë të përmirësohet”./abcnews.al