Yassine Bono do ta ndjekë rrugën e shumë lojtarëve të njohur të futbollit evropian që përfunduan në Arabinë Saudite.
Portieri maroken do ta vazhdojë karrierën në Saudi Pro League me ekipin Al Hilal, mëson eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.
Sensacioni i Botërorit 2022 do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare pasi Sevilla arriti marrëveshje me Al Hilal për një shumë prej 21 milionë eurosh.
Bono pritet të udhëtojë sot drejt Lindjes së Mesme për t’i kryer vizitat mjekësore dhe më pas për ta nënshkruar kontratën.
32-vjeçari largohet kështu nga ekipi andaluzian pas tri vjetësh qëndrimi aty, ndërsa mbrëmë nuk arriti ta fitonte Superkupën e Evropës pasi Sevilla humbi në penallti nga Manchester City.
Pas Neymarit e Bonos, synim i radhës i klubit saudit është Mitrovic./ h.ll/abcnews.al
Al-Hilal confirm Yassine Bono has joined from Sevilla. Bono will earn a €10m salary.??
? via @Alhilal_EN pic.twitter.com/HPJwi6wQUY
— Ben Jacobs (@JacobsBen) August 17, 2023