ZYRTARE | “Wow, lajm i mrekullueshëm”, dhurata e parë për Klopp

schedule09:59 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 09:59 - 19 Dhjetor, 2019

Jurgen Klopp nuk e fsheh gëzimin për transferimin e bërë nga Liverpool. Takumi Minamino do të veshë prej 1 janarit fanellën e “The Reds” dhe trajneri gjerman ka thurur lavde për lëvizjen e bërë. Që në sfidën me Salzburg, Klopp u mahnit nga japonezi, i cili në Austri ka shënuar 64 gola në 199 ndeshje. Liverpool ka paguar për të rreth 9 milionë euro dhe trajneri i skuadrës angleze e cilëson atë si lojtarin perfekt për ta, ndërkohë që klubi i kuq nuk ngurron të publikojë edhe videon e momentit të shënimit të Minamino ndaj tyre në Champions dhe reagimin e Klopp në ato çaste.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm. Tifozët tanë kanë pasur fatin ta shohin nga afër atë kohët e fundit, kështu që nuk kam pse të bërtas me të madhe për cilësitë e tij. Ato dihen tashmë. Takumi ëshët një lojtar shumë i shpejtë, i zgjuar dhe di të gjejë më së miri hapësirat midis linjave.

Gjithashtu është i mirë me dhe pa topin, lojtari i duhur për ekipin tonë. përvoja e tij në Champions është një plus i madh dhe vjen nga një klub i organizuar. E dimë që është stërvitur mirë atje, është mësuar gjithashtu të jetë në një klub elitar dhe ka eksperiencën e duhur. Është bërë një punë emirë nga drejtuesit tanë, që e kanë mbyllur me sukses këtë transferim.

Jam i sigurt që tifozët do e bëjnë Takumin të ndihet si në shtëpi në këtë qytet dhe në këtë klub. Gjithashtu jam i sigurt që kemi shtuar numrin e tifozëve japonezë në familjen e Liverpool. Ata do na ndjekin tani, sepse kemi në ekip një nga talentet më interesantë të atij vendi. I them mirëserdhe, po bëhesh pjesë e një klubi special”, ka deklaruar Klopp për faqen zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!