Zyrtare: Vjen nga Maqedonia e Veriut, Laçi firmos me një mbrojtës të djathtë

schedule14:57 - 12 Qershor, 2021

schedule 14:57 - 12 Qershor, 2021

Laçi po bën gati ekipin për Conference League dhe deri më tani është një nga klubet më aktive në merkato. Par pak minutash bardhezinjtë kanë zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të djathtë, Bashkim Velija.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi laçjan përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram, ku njofton firmën me mbrojtësin, pa dhënë detaje mbi jetëgjatësinë e saj.

Velija në sezonin e fundit ishte pjesë e shqiptarëve të Renovës dhe u aktivizua në 32 ndeshje me klubin shqiptar dhe ishte një nga pikat e forta të ekipit. Ai shënoi edhe 1 gol e dhuroi 3 asiste.

 

Kjo është aventura e parë jashtë Maqedonisë së Veriut për tetovarin. Velija ka dalë nga moshat e Renovës dhe deri më tani kishte luajtur vetëm me këtë skuadër. /abcnews.al