Zyrtare: Vjen edhe firma, Dortmund “blindon” mbrojtësin

schedule14:08 - 17 Tetor, 2019

schedule 14:08 - 17 Tetor, 2019

Borusia Dortmund ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Raphaël Guerrero. Mbrojtësi i majtë i skuadrës gjermane firmosi zor një marrëveshje të re, që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2023. Verdhezinjtë janë të kënaqur për zgjatjen e kontratës me portugezin.

“Guerrero është një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare, si dhe një futbollist me teknikë të lartë. Ai mund të luajë në disa pozicione dhe gëzon reputacion të lartë në skuadrën tonë”, u shpreh drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc.

Mbrojtësi portugez ishte nën kontratë deri në vitin 2020 dhe verdhezinjtë nxituan të nënshkruanin me të marrëveshjen e re. Në 61 ndeshje Guerrero ka shënuar edhe 10 gola, duke qenë një lojtar i rëndësishëm.

Pasi firmosi, mbrojtësi tha: “Borusia Dortmund është një klub i shkëlqyer. Jam ndjerë shumë mirë këtu për tre vite dhe do bëj gjithçka mundem për të ndihmuar skuadrën të realizojë objektivat. Fillimisht duhet të fitojmë të shtunën me Gladbah”. /abcnews.al