Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Vazhdon aventura në Francë, Neymar rinovon me PSG

schedule14:36 - 8 Maj, 2021

schedule 14:36 - 8 Maj, 2021

Neymar do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG për 4 vitet e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi parizien, që njofton zgjatjen e kontratës me brazilianin deri në verën e vitit 2025.

Barcelona ishte një nga mundësitë për Neymar, por duket se kjo lëvizje nuk është kryer dhe ai është bindur nga oferta e PSG dhe ka zgjatur marrëveshjen.

“Është një kënaqësi e madhe të vazhdoj aventurën me PSG, pasi jam shumë i lumtur në Paris. Është një krenari e vërtetë të jesh pjesë e kësaj skuadre. Këtu jam rritur si person, si njeri dhe si lojtar.

Kështu që jam shumë i lumtur që rinovova dhe shpresoj të fitoj shumë më shumë trofe këtu”, tha Neymar pas rinovimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!