Zyrtare: UEFA shtyn ndeshjet e Champions League, shkak Coronavirusi

schedule17:49 - 12 Mars, 2020

schedule 17:49 - 12 Mars, 2020

Të martën e ardhshme ishin programuar të zhvilloheshin dy ndeshjet e radhës në Champions League: Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid. UEFA ka marrë vendim duke shtyrë këto dy përballje.

Vendimi është zyrtar dhe është marrë pas futjes në karantinë të lojtarëve të Juventusit dhe Real Madrid. Mbrojtësi i kampionëve të Italisë, Daniele Rugani doli pozitiv me koronavirus dhe drejtuesit vendosën të izolonin të gjithë skuadrën.

E njëjta gjë edhe me “Los Blancos”, të cilët janë detyruar të marrin të njëjtën masë pas infektimit të një lojtari të skuadrës së basketbollit. Akoma nuk është vendosur për datën kur do të luhen këto dy ndeshje, teksa mendohet se të martën e ardhshme do të vendoset. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!