ZYRTARE/ UEFA e thotë fjalën e saj, vendoset për “Arenën Kombëtare”

schedule18:56 - 11 Nëntor, 2019

schedule 18:56 - 11 Nëntor, 2019

Shqipëri-Francë nuk ka më dyshime se ku do të luhet. “Arena Kombëtarë” do të mirëpresë këtë përballje dhe gjithçka është zyrtarizuar edhe nga UEFA, përmes faqes së saj zyrtare. Tek të dhënat e ndeshjes, është shtuar edhe emri i stadiumit, “Arena Kombëtare”, sikurse shikohet edhe në faksimilen e mëposhtme.

PARALAJMËRIMI I DERVISHIT – Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi, i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” në ABC News paralajmëroi zyrtarizimin e stadiumit “Arena Kombëtare” për ndeshjen Shqipëri-Francë.  “UEFA e ka nxjerrë në sajt tani stadiumin ku do luhet”, deklaronte Dervishi në mëngjes, kur në fakt ende nuk ishte konfirmuar.

“Sot firmoset kontrata me ‘Air Albania’. Duhen para për mirëmbajtjen, ndaj nuk mund ta mbajmë emrin ‘Arena Kombëtare’. Të mërkurën do jenë gati 99.9% të gjërave, pasi të shtunën aty do stërvitet Franca dhe do vijnë edhe gazetarët”, shprehej Dervishi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!