ZYRTARE: Turbina pa trajner, braziliani Troisi jep dorëheqjen

schedule10:26 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 10:26 - 25 Dhjetor, 2020

Marcello Troisi zyrtarisht nuk është më pjesë e Turbinës. Braziliani, ditën e djeshme ishte përshëndetur me futbollistët përmes “sms”-ve. Lajmi i raportuar nga abcnews.al ditën e djeshme është konfirmuar sot nga vetë klubi cërrikas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale thuhet se Troisi është larguar për arsye persona dhe falënderohet për punën e bërë deri më tani. “Profesor Marcello Troisi nuk do të jetë më pjesë e Turbinës!

Tekniku brazilian është larguar nga Turbina dhe duke na falënderuar dhe respektuar, por për arsyet e tij ai ka dhënë dorëheqjen. Ne e falënderojmë për të gjithë punën e bërë dhe për kontributin e tij tek ekipi i Turbinës!  Faleminderit dhe suksese profesor Troisi”, njofton Turbina, që ndeshjen e fundit me Pogradecin e fitoi me rezultatin 4-1 dhe u ngjit në vendin e pestë në grupin B. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!