Agustin Torassa ka ndjekur brazilianin Elton Cale, pasi ka firmosur gjithashtu me Gjilanin. Argjentinasi nuk ra dakord me Tiranën dhe doli lojtar i lirë pas dy sezonesh.
Gjilani, që vjet ishte përforcuar me shumë lojtarë nga Superiore edhe për shkak se trajner ishte Gentian Mezani, e ka bindur me ofertën e bërë.
Klubi dardan e ka zyrtarizuar Torassën përmes një videoje. Argjentinasi do të jetë një forcë e shtuar për trajnerin Ismet Munishi në sezonin e ri. /abcnews.al