Taulant Seferi goditja e parë e Tiranës. kampionët në fuqi kanë arritur marrëveshjes dhe e kanë zyrtarizuar huazimin e sulmuesit të kombëtares, që është nën kontratë me zviceranët e young Boys, duke fituar konkurrencën me Shkëndijën e Tetovës.
“Mirësevjen Taulan Sulejmanov (Taulant Seferi)! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi.
Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24 vjeçarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar I kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi I uron suksese me fanellën bardheblu”, njofton Tirana. /abcnews.al

