“Kemi disa lajme nga Timo Werner për ju”, shkruan klubi i Chelsea, që zyrtarizon blerjen e sulmuesi të RB Leipzig. Informacione të shumta në faqen zyrtare për gjermanin, i cili u ka kushtuar plot 60 milion eurove anglezëve të Chelsea.
Në korrik Werner do t’i bashkohet skuadrës së re, pasi të ketë kryer vizitat mjekësore. 32 golat në 43 ndeshje këtë sezon e bindën Chelsea të investojë te sulmuesi. Momentalisht nuk bëhen të ditura detajet e marrëveshjes, por në media është folur për një kontratë 5-vjeçare.
We have some @TimoWerner news for you! ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 18, 2020
Sulmuesi pritet të përfitojë 10 milion euro në sezon, ndërkohë që ka thënë edhe fjalët e para pas zyrtarizimit. “Jam i lumtur që firmos për Chelsea. Është një moment krenarie për mua të bashkohem më këtë klub të madh.
Sigurisht falënderoj RB Leipzig, klubin dhe tifozët, për këto katër vite fantastike. Do të jenë përgjithmonë në zemrën time. Mezi pres të bashkohem me shokët e skuadrës së re, trajnerin e ri dhe natyrisht me tifozët e Chelsea. Së bashku do të kemi një të ardhme të ndritshme përpara”, tha Werner. /abcnews.al