Zyrtare: Thierry Henry nuk mundet më, jep dorëheqjen nga Montreal

schedule17:30 - 25 Shkurt, 2021

schedule 17:30 - 25 Shkurt, 2021

Thierry Henry largohet nga drejtimi i CF Montreal. Francezi, i cili në të shkuarën edhe ka luajtur me këtë ekip, e ka marrë këtë vendim për arsye familjare, sikurse edhe është shprehur në deklaratën e tij, që është publikuar edhe nga klubi që garon në MLS.

“I lënduar kam marrë këtë vendim. Viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për mua personalisht. Për shkak të pandemisë nuk isha në gjendje të shoh fëmijët e tij. Për shkak të kufizimeve të vazhdueshme duhet të zhvendosemi në SHBA.

Ndarja me fëmijët është shumë e rëndë për mua. Me shumë trishtim duhet të marr vendimin të kthehem në Londër dhe të largohem nga CF Montreal. Faleminderit të gjithëve që ishim me mua në këtë udhëtim”, ka thënë mes të tjerash Henry.

“Të vjen keq për këtë largim të parakohshëm, por ai na informoi ne për dëshirën që të bashkohet me familjen. Duhet ta falënderoj së pari në nivelin njerëzor, pasi tregoi shembullin e tij duke udhëhequr lojtarët sezonin e shkuar.

Pastaj e falënderoj edhe në aspektin sportiv, pasi së bashku ndërtuam diçka dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh drejtori sportiv, Olivier Renard. Henry e kishte marrë drejtimin e CF Montreal në nëntori të vitit 2019 dhe një vit më pas e ktheu skuadrën kanadeze  në play-off. /abcnews.al

https://twitter.com/ThierryHenry/status/1364967493153026054?s=20

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!