Sherif Kallaku rikthehet në Kroaci, te Lokomotiva Zagreb, pas huazimit 6-mujor te Teuta, kur një sezon më parë mesfushori doli kampion.
“Në emër të Presidentit të KF Teuta, Z.Edmond Hasanbelli, falenderojm futbollisti Sherif Kallaku, i cili nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar do të rikthehet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebi.
Pas 6 muajsh me blutë, duke zhvilluar performanca pozitive. KF Teuta e falënderon Kallakun për kontributin e dhënë për fanellën e Teutës dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”, njofton Teuta. / abcnews.al