Zyrtare: Teuta forcon krahët, ish-mbrojtësi i Kukësit firmos për dy vite

schedule09:58 - 26 Qershor, 2021

schedule 09:58 - 26 Qershor, 2021

Mes largimeve të shumta nga Kukësi këtë sezon ishte edhe Blerim Kotobelli. 28-vjeçari nga Skrapari vendosi të mos rinovonte dhe la ekipin verilindor pas dy sezonesh.

Shpejt ai ka gjetur klubin e ri. Teuta, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar akordin me mbrojtësin e majtë, i cili ka firmosur kontratë për 2 sezone dhe do bashkohet menjëherë me ekipin.

Teuta luan më datë 6 korrik ndaj Sheriff Tiraspol dhe do e ketë Kotobellin pjesë organikës për atë ndeshje. Kotobelli plotëson mungesën e Alexandros Kouros, i cili nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin dhe u largua nga kampionët.

NJOFTIMI I KLUBIT – Mbrojtësi Blerim Kotobelli është futbollist i ri i Teutës. KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Blerim Kotobelli. 28 vjeçari vjen nga ekipi i Kukësit dhe ka firmosur kontratë dy vjeçare me blutë.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kotobelli nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!