Zyrtare/ Talenti i Shkëndijës bën hapin e madh, transferohet në kampionatin turk

schedule17:54 - 7 Shtator, 2020

schedule 17:54 - 7 Shtator, 2020

Është vetëm 20-vjeç dhe konsiderohet si një ndër talentet më të mirë të futbollit shqiptar. Omar Imeri, i lindur në Shkup dhe me pasaportë shqiptare, bëri një sezon shumë të mirë me Shkëndijën e Tetovës dhe sot, ka firmosur për një klub të madh.

Ka qenë faqja zyrtare e Shëkndijës në Twitter që ka konfirmuar largimin e Omar Imerit tek ekipi turk i Antalyaspor. 20-vjeçari, i aftë për të luajtur në të tria pozicionet e sulmit, do të vazhdojë karrierën e tij në elitën e futbollit turk./abcnews.al

Njoftimi i Shkëndijës:

“Omar Imeri transferohet në Antalyaspor. Faleminderit për përkushtimin ndaj ngjyrave kuq e zi, Omar. Shumë fat dhe suksese në klubin tënd të ri”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!